Ditën e djeshme një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka shitur tre automjete të marra me qira në Elbasan.
Ai në bashkëpunim me dy punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan (DRSHTRR), kanë hequr GPS dhe falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 mijë euro.
Në kuadër të operacionit “Fraud”, është vënë në pranga punonjësja e DRSHTRR Elbasan për shpërdorim të detyrës. Mbi 30-vjeçaren I.B rëndon vepra penale Shpërdorimi i detyres” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga 37-vjeçari Th. B që u arrestua dje dhe R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan që është ende në kërkim.
Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel