Reshje të dendura bore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës.

Reshjet e borës kanë rënë deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës.

Trashësia në lartësitë mbi 800 metra shkon në 10 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 20 cm. Situata rrugore vijon të jetë pa probleme.

Në aksin që lidh Peshkopinë me Kukësin ka më shumë dëborë ndaj duhet të bëhet kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit dhe zinxhirët në segmentin nga Cereni në kalanë e Dodës drejt Kukësit.

Në Lurë dhe Selishtë ka rreth 15 cm borë por nuk ka probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA