Xavi s’e ka në plane, Simeone e pret tek Atletico Madrid

22/11/2023 20:33

Ky sezon nuk po shkon mirë për Marcos Alonson. Anësori i majtë spanjoll, i cili ka nisur sezonin e dytë në “Camp Nou”, deri tani numëron vetëm 299 minuta aktivizim.

Shtypi iberik shkruan se 32-vjeçari ka përfunduar jashtë projektit të teknikut Xavi, por nuk dëshiron të ndërrojë ambient gjatë merkatos dimërore.

Një nga klubet e interesuara për shërbimet e tij është Atletico Madrid. Me Diego Simeonen që e pret në fundin e sezonit për t’i dhuruar një fanellë titullari në korsinë e majtë.

Por nuk përjashtohet edhe largimi nga La Liga. Alonso, i cili është rritur te Reali i Madridit, ka luajtur më parë në Serie A me Fiorentinën.

Por edhe në Angli me klube si Chelsea, Sunderland dhe Bolton. Fanellën e kombëtares spanjolle e ka veshur 9 herë deri tani./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA