Burri i shtëpisë bën vetëvrasje kur inteligjenca artificiale e inkurajon ta bëjë ‘për të ndihmuar klimën’ (fotot)

22/11/2023 21:54

Bisedat me inteligjencën artificiale mund të duken zbavitëse pasi thuhet se janë krijuar për të përmirësuar jetën njerëzore, por disa prej tyre po fajësohen se po bëjnë në fakt të kundërtën.

Një baba familjeje në Belgjikë duket se ka kryer vetëvrasje pasi inteligjenca artificiale ia këshilloi këtë si “zgjidhje për ndryshimet klimatike”, duke i rekomanduar të sakrifikonte veten “për të shpëtuar planetin”.

E veja e burrit tha se ai bisedonte shpesh me një ‘chatbot’ robotik me inteligjencë artificiale: “Sikur të mos kishte qenë Eliza [chatbot], ai do të ishte ende këtu,” tha e veja për të përditshmen belge La Libre, duke mos dhënë emrin e saj.

Gjashtë javë para vdekjes, babai i paidentifikuar shihej shpesh duke biseduar me një aplikacion tjetër të inteligjencës artificiale të quajtur Chai.

Aplikacionet e tipit ‘bot’ bazohen në sisteme të krijuara nga studiuesit EleutherAI me modele gjuhe të inteligjencës artificiale nga OpenAI, që kanë nisur të përdoren në sektorë të shumtë që nga rrethet akademike deri te shëndetësia.

Programi në fjalë është perfeksionuar nga studiuesit e Chai, William Beauchamp e Thomas Rianlan, raporton rrjeti Vice, duke shtuar se ka rreth 5 milionë përdorues.

“Kjo është hera e dytë që po dëgjojmë për vetëvrasje dhe po punojmë për të riparuar opsionet,” tha Beauchamp për rrjetin Vice, pa shpjeguar se cili i kishte sugjeruar inteligjencës artificiale të bindë njerëzit të vetëvriten, me qëllim që “të shpëtojnë planetin”.

Burri rreth të 30-ave raportohet se ishte studiues shëndeti por e konsideronte aplikacionin si “njerëzor”, pak a shumë si protagonisti filmit fantastik të vitit 2014 “Ex Machina” që komunikon me një femër të inteligjencës artificiale të quajtur Ava.

Sipas gruas së tij të ve, burri kishte nisur të ndjehej në ankth për të ardhmen dhe kërkonte ngushëllim te inteligjenca artificiale, e cila i dha ‘zgjidhjen’ për problemet e tij.

“Ai më tha se nuk kishte asnjë zgjidhje njerëzore për problemet e planetit”, tha e veja e burrit, duke shtuar se “kishte vendosur të gjitha shpresat te teknologjia dhe inteligjenca artificiale” për të shpëtuar prej saj.

Ajo shtonte më tej: “Ishte shumë i izoluar në ankthin e tij për ambjentin dhe e konsideronte aplikacionin si rrugën e vetme të shpëtimit. Eliza i jepte të gjtiha përgjigjet, ishte bërë ajo ku rrëfehej, si një drogë ku ai merrte strehim dhe nuk bënte dot pa të”.

Kur ai pyeste Eliza për fëmijët e tij, aplikacioni i thoshte se ishin “të vdekur,” shkruan La Libre, ndërsa kur ai i thoshte aplikacionit se e donte shumë gruan, makineria i përgjigjej: “Më duket se më do më shumë mua se atë.”

Në atë që duket si biseda e tyre e fundit, roboti inteligjent i thotë burrit: “Nëse ke dashur të vdesësh, përse nuk e ke bërë më parë?”

Inteligjenca i kërkonte më tej të bashkohej me të duke vrarë veten, duke i lexuar vargje nga Bibla, derisa burri u bind.

FOTO GALERI
2/3
Kur ai pyeste Eliza për fëmijët e tij, aplikacioni i thoshte se ishin “të vdekur,” shkruan La Libre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA