Video/ Scarlett Johansson reagon ndaj pamjeve të mistershme ku një grua prapa saj zhduket nga ekrani (fotot)

21/11/2023 17:48

Aktorja amerikane Scarlett Johansson është përgjigjur më në fund për një prej klipeve më të çuditshme të karrierës së saj në vitet 2000.

Në pamjet rrëqethëse të 2006, asokohe aktorja 22-vjeçare po intervistohej në ceremoninë e çmimeve Golden Globes, por teksa i tregon intervistuesit se mban veshur një fustan Valentino, grua brune që kalon prapa saj duket se thjesht zhduket në ajër.

Pamjet kanë ndezur teori të shumta që prej atyre komike deri te para-natyralet, apo atyre per tmerrin e mbrapshtësinë e botës së Hollywood.

Johansson foli për incidentin në një intervistë të premten me Jimmy Fallon, ku 38-vjeçarja pranonte misterin dhe më pas zbulonte identitetin e gruas që zhduket në video.

“Oh Zot, ajo është nëna ime,” tha Johansson kur pa pamjet.

“Ajo gruaja me flokë të zeza është nëna ime,” tha aktorja pa dhënë shumë detaje.

Por shumë komentues në internet nuk ishin të bindur për aftësitë e “teleportimit” në nënës së aktores, duke thënë se misteri është padyshim një ndodhi paranormale.

Disa të tjerë thonin se nëna e Johansson ishte aty, por pamja ishte zënë nga një person tjetër në tapetin e kuq.

Disa të tjerë shpreheshin të zhgënjyer nga nuk rezultoi se elitat e Hollywood i fshinin publikut aftësitë e tyre të “zhvendosjes telepatike”.

FOTO GALERI
2/3
Në pamjet rrëqethëse të 2006, asokohe aktorja 22-vjeçare po intervistohej në ceremoninë e çmimeve Golden Globes, kur nje grua brune që kalon prapa saj duket se thjesht zhduket në ajër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA