Një burg i braktisur po kthehet në një hotel luksi ku të ftuarit qëndrojnë në ato që dikur ishin qelitë e izolimit të të burgosurve.
Ish-burgu i të rinjve Nara në Japoni kishte mbetur i papërdorur prej marsit 2017 por së shpejti pritet të kthehet në rezortin Hoshino.
I vendosur në qytetin Nara në ishullin Honshu, burgu 115-vjeçar do të rihapet kësaj radhe si hotel me 48 dhoma në vitin 2026.
Kompleksi i ri do të ketë një restorant e madje dhe një muzeum ku do të tregohet historia e ish-burgut.
Drejtoresha e grupit Hoshino Resorts, Asako Sato tha për rrjetin news.com.au se ndërtesa do të ruajë paraqitjen e saj pasi zotëron një status mbrojtjeje.
I hapur fillimisht në vitin 1908, burgu Nara u krijua nga qeveria Meiji sipas standardeve ndërkombëtare të burgjeve.
Kjo kishte të bënte me modernizimin e rikonstruksionin e ambjenteve të burgimit në stil perëndimor.
Por gjashtë vjet më parë ai u mbyll prej vjetërsisë e degradimit.
Imazhe nga burgu i famshëm janë shfaqur në filmin e Hollywood ku ka luajtur këngëtari amerikan Johnny Cash.
Top Channel