Gjeni ku fshihen dy ushtarët e NATO-s të kamufluar mes ambjentit natyral gjatë stërvitjes (foto)

18/11/2023 15:27

Përveç stërvitjes së zakonshme aleanca e NATO-s ka publikuar së fundmi dhe një sfidë për shikuesit, të cilët duhet të përpiqen të gjejnë ku janë fshehur dy snajperët e saj në sfondin pyjor.

Imazhi tregon një pyll në një vendndodhje të papërcaktuar, me tokën e veshur me gjethe e bimësi, teksa dy ushtarët janë përzier në mënyrë të padukshme me rrethinat e tyre natyrale.

NATO postoi foton dhe videon në llogarinë e saj në rrjetin X, së bashku me imazhin e një flete plepi që është simboli i Kanadasë, që mund të tregojë se stërvitja po bëhej atje.

Në një tjetër video ushtarët me veshje kamuflazhi dalin nga vendet e tyre të fshehjes dhe drejtojnë armët nga kamera.


Nuk dihet nëse postimet kishin si qëllim zbavitjen apo demonstrimet e gatishmërisë ushtarake.

A mund t’i dalloni ju ushtarët e fshehur të aleancës?

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA