“Yamal nuk është normal”/ Nga magjistari i mesfushës te trajneri, Iniesta rrëfen planin e tij: Një ditë do të vij te Barcelona 05/10 07:38
Gjithçka gati nga Kishinievi, aty ku Shqipëria luan me vendasit e Moldavisë.
Një ndeshje e rëndësisë së veçantë për kuqezinjtë duke qenë se një pikë iu mjafton të besuarve të trajnerit Sylvinho për t’u kualifikuar në Europianin e vitit 2024, që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
Atmosfera në stadium ndjehet sikur Shqipëria luan në shtëpi, me tifozët që janë tejet entuziastë teksa në momentin që kuqezinjtë zbritën në fushë për nxehjen e zakonshme u pritën me ovacione.
Një bonus i madh ky me tifozët shqiptarë që nuk mungojnë asnjëherë kur thërriten në apel për kombëtaren me shpresën që kuqezinjtë ta mbyllin që sot çështjen e kualifikimit./ Supersport
Top Channel