Pallati misterioz i njohur si ‘Shtëpia e bardhë’ e Kinës, ruhet nga roje por nuk dihet kush e zotëron (fotot)

17/11/2023 15:23

Një pallat gjigant luksi në Kinë është njohur gjerësisht në rrjetet sociale si vila më e madhe e më misterioze në vend.

E quajtur ndryshe “Shtëpia e Bardhë”, super-vila sekrete ndodhet në parkun e liqenit të  Guizhou por vendasit nuk dinë asgjë për të apo pronarët e saj.

Përveç titullit të saj si vila më e madhe në Kinë, ‘Shtëpia e Bardhë’ e Guiyang është gjithashtu e famshme për dizajnin dhe arkitekturën e stilit evropian.

Vendasit në Guizhou thonë se nuk dinë asgjë për pronësinë e objektit, por me siguri i përket ndonjë funksionari të larte te partisë komuniste.

Më shumë se dhjetë roje patrullojnë kompleksin e Guiyang gjatë gjithë kohës dhe hyrja në të është e ndaluar, sipas vendasve.

Llogaritjet thonë se kompleksi 12-katësh dhe liqeni artificial para tij janë pjesë e një prone prej 15 milionë metra katrorë.

Vendi mahnit dhe turistët që kalojnë pranë tij ndërsa zhurmat lokale thonë se në brendësi ka shumë ashensorë dhe dhoma të veshura me flori, shkruan rrjeti britanik TheSun.

Disa spekulojnë se vila i përket biznesmenit vendas Xiao Chunhong – pronat i kompanisë Guizhou Honglichen, që është njeriu më i pasur në Guiyang.

Por mungesa e informacioneve zyrtare ka bërë të lindin shumë spekulime për atë që ndodh në vilë, si nga vendasit dhe vizitorët.

Emri i vërtetë i kompleksit është Qendra Artistike e Guiyang edhe pse nuk dihet saktësisht lidhja e saj me artet.

Grupi i hotele Accor Group ka thënë se vendi do të hapet si hotel në 2025, duke ofruar 64 suita qëndrimi, 2 salla gjigante dhe ambjente të tjera si bare, restorante, pishina e qendra trupore.

FOTO GALERI
2/3
Vendasit në Guizhou thonë se nuk dinë asgjë për pronësinë e objektit, por me siguri i përket ndonjë funksionari të larte te partisë komuniste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA