“Klati lindi në javën e 28 sapo kishim hyrë në muajin e shtatë për shkak të preklampsisë. Ai qëndroi 55 ditë në inkubator, lindi një kilogram e 50 gram, ishte i vogël fare. Mjekët ishin të dërguarit e Zotit, ishin engjëjt e Klatit që na shpëtuan të dyve”, u shpreh nëna e Klatit.

Kjo nënë nuk di si të falënderojë ekipin e mjekëve të maternitetit pasi për shkak të tensionit  të lartë gjatë shtatzënisë, i cili mund të rrezikonte jetën për nënë dhe beben, sot gëzojnë shëndet të plotë të dy. Mjekët thonë se lindjet para kohe kanë një tendencë të në rritje për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe shtatzënive në moshë të madh të grave. Në Shqipëri 1 në 10 gra lindin fëmijë prematurë, por pjesa më e madhe e bebeve mbijetojnë edhe pse lindin me peshë të vogël.

“Lindin premtaurë për shkak të tensionit të lartë apo diabetit. Por një bashkëpunim i mirë ndërmjet mjekëve atij obstetër gjinekolog, mjekut neonat me nënat dhe beben, pajisjet  bashkëkohore kanë bërë që të ulet ndjeshëm vdekshmëria dhe sëmundshmëria”, tha drejtoresha e SUOG Eliona Demaliaj.

Në ditën ndërkombëtare të prematuritetit ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu siguroi ekipin e mjekëve në maternitetin Mbretëresha Geraldinë se do të kenë mbështetjen saj në këtë betejë, për të shpëtuar sa më shumë bebe që lindin para kohe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA