Karikaturat në mediat egjiptiane përshkruajnë Izraelin, SHBA, ‘të larë’ në gjakun e Gazës (fotot)

16/11/2023 18:37

Që prej sulmit të Hamas në Izrael më 7 tetor me më shumë se 1000 të vdekur dhe nisjes së bombardimeve izraelite mbi Gaza ku janë vrarë më shumë se 10 000 njerëz, mediat egjiptiane kanë publikuar deklarata të ashpra dhe ilustrime ku fajësojnë Izraelin dhe SHBA për përshkallëzimin në Gaza, shpeshherë të quajtura ‘anti-semite’ në Perëndim.

Ilustrimet pretendojnë se Izraeli dhe SHBA kanë në plan të shfarosin popullin e Gaza ose tregojnë sesi kryeministri izraelit Netanyahu dhe presidenti Biden celebrojnë gjakderdhjen e paprecedentë që po ndodh atje, shkruan rrjeti arab Memri.org.

Në to përsëriten temat e gjakut dhe të fëmijëve të vrarë, duke përshkruar Izraelin dhe Netanyahu si vrasës barbarë, teksa në disa raste Izraeli përshkruhet si vend nazist dhe Netanyahu si Hitleri.

Ilustrimet reflektojnë linjën anti-Izrael që mbahet nga media egjiptiane që prej nisjes së konfliktit që prej nisjes së luftës së fundit në Gaza. Në galerinë e mëposhtme gjeni disa nga ilustrimet e mediave me paralajmërimin se “shikuesit më të ndjeshëm mund të shqetësohen nga tematika ekstreme.”

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA