Paredes nga Argjentina: I lumtur te Roma, gjeta një trajner që më jep shumë besim

15/11/2023 18:50

Mesfushori i Romës, Leandro Paredes ka folur nga grumbullimi me kombëtaren e Argjentinës, ndërsa e quan privilegj që ndodhet aty.

“Të luaj për këtë kombëtare është një krenari dhe privilegj i madh për mua”-tha Paredes.

Më tej, i pyetur për transferimin te Roma, mesfushori theksoi se ndjehet shumë i lumtur, pasi trajneri Jose Mourinho i jep shumë besim.

“Jam mirë, jam i lumtur te Roma. Kam gjetur një trajner, Mourinhon, i cili më ka dhënë shumë besim, luaj çdo ndeshje. Shpresoj të vazhdoj kështu. Ai është gjithmonë i vëmendshëm ndaj kombëtares sonë dhe lojtarëve tanë, atyre u pëlqen të na shikojnë”-deklaroi ndër të tjera Leandro Paredes.

Top Channel