“Një miks midis Pogba dhe Kante”, Wenger i mahnitur nga talenti i PSG-së

15/11/2023 09:06

Arsene Wenger ka një simpati të madhe për Warren Zaïre-Emery.

17-vjeçari ka dalë nga akademia e PSG-së, teksa Galtier e bëri pjesë të skuadrës së parë sezonin e kaluar.

Mesfushori dha që vjet shkëndijat e një talenti të madh, ndërkohë që në sezonin aktual numëron 2 gola dhe 5 asiste mes Ligue 1 dhe Champions League.

Adoleshenti i talentuar është grumbulluar edhe me kombëtaren e Francës. Zaire-Emery i kujton disa emra të mëdhenj ish-teknikut legjendar të Arsenalit.

Ai ka diçka nga fuqia e Paul Pogba, por gjithashtu ka pika të përbashkëta me N’Golo Kante sa i përket aftësisë për të rikuperuar topa. Zaire-Emery është një miks midis të dyve, një kombinim i dy kampionëve të botës 2018.

Ka aftësinë për të fituar duele pa bërë gabime dhe për të projektuar veten përpara, duke i bërë njerëzit të vlerësojnë vizionin e tij të madh. Ai gjithashtu ka pak nga Patrick Vieira. Një mesfushor ‘box to box’ siç thonë anglezët”, theksoi Wenger./ SuperSport

Top Channel