Emergjencë në sulm/ Milani pa Giroud-Leao, dy opsione për Piolin

15/11/2023 13:55

Emergjencë në sulm për Milanin. Kuqezinjtë nuk do të kenë të gatshëm dyshen Leao-Girour për takimin ndaj Fiorentinës në “San Siro”. Duel i programuar për datën 25 nëntor.

Portugezi u dëmtua në Lecce dhe te kuqezinjtë shpresojnë ta kenë të gatshëm Leaon për “finalen” kundër Dortmundit në Champions (28 nëntor). Ndërkohë që Giroud do të mungojë ndaj Fiorentinës për shkak të kartonit të kuq në “Via del Mare”.

Në kushte të tilla, dy janë opsionet për Stefano Piolin. Trajneri mund të aktivizojë treshen ofensivë Chukwueze-Okafor-Pulisic, si në fitoren 1-3 të 27 shtatorit ndaj Cagliarit.

Ose me Luka Jovic në qendër të sulmit në vend të Okafor, Pulisic majtas dhe Chukwueze djathtas. Ky do të ishte shansi i fundit për sulmuesin serb, i cili deri tani nuk ka treguar asgjë.

Përveçse asnjë gol i shënuar, Jovic nuk ia ka dalë të godasë asnjëherë portën kundërshtare gjatë 223 minutave të luajtura me Milanin!/Supersport

Top Channel