Osimhen: Është e vështirë t’i thuash jo Arabisë, kam folur me Napolin

13/11/2023 21:55

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen ka folur së fundmi për të ardhmen e tij dhe ofertat nga Arabia Saudite.

Në një intervistë, sulmuesi nigerian theksoi se është e vështirë të refuzosh oferta si ato të klubeve arabe, por shtoi se ai zgjodhi të qëndrojë te Napoli dhe diçka të tillë ia ka komunikuar klubit italian.

“Ajo që është thënë është e vërtetë. Duhet të jem i sinqertë, unë nuk mendova kurrë të largohesha verën e kaluar sepse Napoli donte të më mbante, por kur erdhi oferta nga Arabia Saudite, një ofertë e madhe, ishte e vështirë të refuzoja. Fola me Napolin dhe vendosa të qëndroja”, deklaroi Osimhen./ Super Sport

Top Channel