![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/a4f29180-4d2a-4eb1-a8e1-8701960a7652_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit kanë publikuar programin për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Programi ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të profesionistëve për mbrojtjen e fëmijës në nivel komunal dhe qendror, si dhe për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e fëmijës.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se janë themeluar 34 ekipe për të drejtat e fëmijëve dhe janë 8 plane lokale në bashkëpunim me komunat. Ai tha se ka pasur një koordinim të mirë me të gjitha komunat për të futur në funksion strukturat për mbrojtjen e fëmijëve, sipas Kosovapress.
Hajredini shtoi se ekipi i Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojnë për të aftësuar institucionet për të marrë përgjegjësi ligjore. Ai tha se ky program ka qëllim ngritjen e kapacitetit me nivel lokal dhe të fokusojë në zbatimin e ligjit të gjithë zyrtarët përgjegjës, për të marrë detyrat.
Top Channel