“Në Kuadër të Dashurisë” pret publikun artdashës sonte në Zvicër, Britaninë e Madhe, Greqi, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar. Më një larmi karakteresh, humor fin, ku mbizotëron satira dhe arti i komedisë, “Në Kuadër të Dashurisë” ofron një përvojë që do të mbetet gjatë në mendjen e çdo shikuesi.
“Në kuadër të dashurisë” vjen aty ku ju jeni. Në rrjetin më të madh të kinemave Odeon në Londër dhe në Birmingham.
Në kinema Cineplexx në Selanik rezervoni biletën tuaj për të shijuar një humor tërheqës sonte në mbrëmje. Në shumë qytete të Zvicrës filmi do të vijë për ju sonte, për t’iu mbërthyer pas ekranit gjigant të kinemasë.
Pas premierave të suksesshme në Mali të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, filmi do të shfaqet edhe sonte në kinema Cineplexx në Podgoricë dhe në INQK “Koço Racin”, në Kërçovë. Mos e humbisni shansin për të ndjekur filmin shqiptar më të shikuar të vitit.
Top Channel