Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin privat/ Merret nën hetim edukatorja, pezullohen nga detyra zyrtarët e policisë

07/11/2023 17:57

Pas rastit të dhunimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat në Tiranë, është pezulluar nga detyra zv/shef i Komisariatit nr.1 në kryeqytet Rustem Dervishi, dhe dy nënkomisarët Ylli Çako, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve dhe Ergys Brahima, me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve.

Për edukatoren M. D., ka nisur hetimi në gjendje të lirë si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Policia e Shtetit thotë se për ngjarjen e ndodhur në kopshtin privat, familjarët e fëmijës akuzojnë strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, se nuk kanë kryer veprimet e duhura ligjore, ndaj kanë nisur hetimet me qëllim verifikimin e procedurave standarde të kryera nga punonjësit e Policisë.

Nga verifikimet është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

Ministria e Arsimit ka urdhëruar sot mbylljen e kopshtit privat në Tiranë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA