Përparim në rrugën e anëtarësimit në BE, Ursula von der Leyen përgëzon Ukrainën 

04/11/2023 16:07

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përgëzoi Ukrainën për “përparimin e shkëlqyeshëm” drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

Gjatë një vizite në Kiev, ku vëzhgoi situatën, ajo doli në konkluzionet se vendi prej shumë muajsh në luftë po ecën drejt BE-së, pavarësisht agresionit rus.

“Më duhet ta them se keni bërë përparim të shkëlqyeshëm. E di që jeni në proces të përfundimit të reformave të rëndësishme. Nëse kjo ndodh, jam e bindur se Ukraina mund ta përmbushë synimin ambicioz të kalimit në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, tha von der Leyen.

Në vlerësimin që pritet ta publikojë BE-ja javën e ardhshme, do të shihet sa ka ecur përpara Ukraina në përmbushjen e kritereve të ndryshme, teksa e synon anëtarësimin në bllokun evropian.

Kievi ka aplikuar për t’u bërë pjesë e BE-së vetëm disa ditë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Zelensky i qëndron mendimit se Qeveria e Ukrainës i ka zbatuar të gjithë hapat e kërkuar, dhe se do të përpiqet për të çuar më përpara reformat.

Ai është i gatshëm të luftojë korrupsionin, përmirësojë transparencën dhe të zvogëlojë ndikimin e oligarkëve në ekonomi.

Të 27 vendet anëtarë të BE-së do ta mbajnë një samit në dhjetor, në të cilin do të vendosin nëse do t’ia mundësojnë Kievit nisjen e negociatave për anëtarësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA