Rezultatet e një operacioni të madh për të goditur ilaçet e paligjshme në 89 vende mes tyre dhe Shqipëria, janë shpallur sot.
Operacioni Pangea XVI, i cili u zhvillua nga 3-10 tetor, ka çuar në 72 arrestime në mbarë botën, sekuestrimin e farmaceutikëve potencialisht të rrezikshëm me vlerë më shumë se 7 milionë dollarë, 325 hetime të reja dhe mbylljen e më shumë se 1300 faqeve kriminale në internet të shitjeve online.
“Ilaçet e falsifikuara dhe keqpërdorimi i barnave të rregulluara është një kërcënim i rëndësishëm për sigurinë publike në mbarë botën. Operacioni Pangea XVI hoqi një sasi të madhe produktesh të paligjshme dhe potencialisht kërcënuese për jetën nga rrugët dhe çmontoi rrjetet kriminale që trafikonin mallra të tilla”, tha Jürgen Stock, Sekretar i Përgjithshëm i INTERPOL-it
Fushata vjetore synon barnat e paligjshme që përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e konsumatorit, duke përfshirë barnat e falsifikuara dhe ilaçet kontrabandë. Ato përfaqësojnë gjithashtu një burim të madh të ardhurash për grupet e krimit të organizuar transnacional dhe mbështesin aktivitete të tjera kriminale.
Medikamentet për mosfunksionimin erektil vazhdojnë të jenë ilaçi më i kapur në nivel global, duke përbërë 22 për qind të konfiskimeve gjatë operacionit. Agjentët psikoterapeutikë si antidepresantët, ilaçet kundër ankthit dhe stimuluesit ishin në vendin e dytë me 19 për qind, të ndjekur nga hormonet seksuale dhe ilaçet gastrointestinale me 12 për qind respektivisht.
Vendet pjesëmarrëse në operacionin Pangea XVI: Shqipëria, Angola, Armenia, Australia, Azerbajxhani, Bahreini, Bjellorusia, Benini, Bolivia, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brunei, Bullgaria, Burkina Faso, Kamboxhia, Kameruni, Kanadaja, Kili, Kosta Rika, Qipro, Rep.Demokratike e Kongos, Danimarka, Ekuadori, Etiopia, Finlanda, Franca, Gana, Greqia, Guatemala, Hong Kongu, Kina, Islanda, India, Indonezia, Irani, Iraku, Irlanda, Izraeli, Itali, Jordani, Kenia, Letoni, Liban, Lesotos, Malajzi, Maldive, Mali, Moldavia, Maroku, Mozambiku, Myanmari, Zelanda e Re, Nikaragua, Holanda, Norvegjia, Nigeria, Pakistani, Panamaja, Paraguaj, Peru, Filipine, Poloni, Portugali, Katar, Rumani, Rusi, Senegal, Serbi, Rep. San Marino, Singapori, Sint Maarten, Sllovakia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra, Suedia, Tanzania, Tajlanda, Timor Leste, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguai, Uzbekistani, Venezuela dhe Zambia.
Top Channel