Studentët e mjekësisë hyjnë në ambientet e brendshme të rektoratit: Duam zgjidhje
27/10/2023 11:20
Dhjetëra studentë të mjekësisë kanë vijuar sërish protestën kundër një draft-propozimi që synon t’i detyrojë ata të punojnë të paktën tre vite pas diplomimit në Shqipëri, ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të kripur shkollimi.
Ata kanë hyrë në ambientet e brendshme të rektoratit të Universitetit të Tiranës, duke bërë thirrje për të marrë një zgjidhje për kauzën e tyre.
“Ne rektorit i bëjmë thirrje, ne studentët duam zgjidhje”- brohorisnin studentët. Gjatë hyrjes në ambientet e rektoratit, krahas bërtimave, studentët kanë bërë edhe me shkrime në mur në shenjë proteste. Kanë ngjitur gjithashtu shirita në dyert e godinës dhe kanë vendosur pankarta.
Top Channel