Bochum-Mainz ndajnë pikët në javën e nëntë të Bundesliga, në një takim që rezultoi shumë i luftuar nga të dyja anët dhe që u mbyll me barazimin 2-2.
Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 21’ me Stoger, që realizo me penallti. Mainz nga ana tjetër tentoi që të reagonte, por pa sukses.
Megjithatë një autogol i Schlotterbeck në minutën e 59’ e balancoi sfidën, ndonëse barazimi zgjati deri në minutën e 82’. Pikërisht në atë moment Shclottebeck rekuperoi gabimin dhe gjeti rrugën drejt rrjetës, duke u rikthyer avantazhin vendasve.
Megjithatë sfida u vulos nga goli i Krauss që u dha barazimin miqve në minutën e 90+6’. Pas këtij takimi Bochum renditet në vend të 14-të me pesë pikë, teksa Mainz në vend të fundit me tre pikë./Supersport
Top Channel