Rama “shëtitje” në Lungomare! Kryeministri inspekton punën për ndërtimin e shëtitores së re Uji i ftohtë-Orikum

26/10/2023 14:45

Ndërtimi i Lungomares solli transformimin e Vlorës, me përfitime të shumëfishta për qytetarët vlonjatë, në funksion të turizmit.

Qeveria ka nisur ndërtimin e disa lungomareve të ngjashme në Radhimë, Orikum, Dhërmi dhe Borsh.

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e turizmit Mirela Kumbaro, pa në terren, fillimisht ecurinë e punimeve me pikënisje tunelin e Ujit të Ftohtë deri në Radhimë dhe Orikum.

“Jo unë, po Vlora nuk më ndahet mua.Vazhdojmë punën dhe Lungomaren do ta çojmë deri në fund të botës. Një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë në fund të botës”, tha Rama.

Inxhinjerët zbatues treguan detaje të projekteve. Kryeministri tregoi pritshmëritë se çfarë do të sjellin këto investime.

Duke bashkëbiseduar me kryetarin e bashkisë Ermal Dredha, kryeministri u interesua dhe ngulmoi në mospasjen vonesa në ngritjen e ladfillit të Vlorës.

“Të jetë gati para nisjes së sezonit”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA