Kreu i grupit kriminal vritet nga policia/ Hakmerren pjesëtarët e tij, djegin 35 autobusë e trena në Rio de Janeiro

24/10/2023 20:00

Një grup kriminal i ka vënë zjarrin 35 autobusëve dhe trenave në Rio De Janeiro, duke paralizuar disa pjesë të qytetit brazilian, pasi lideri i tyre u vra gjatë një aksioni të policisë.

Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve në disa pjesë të qytetit brazilian.

Përleshjet më të mëdha kanë shpërthyer në pjesën perëndimore të qytetit, ku grupet kriminale luftojnë për kontrollin e territorit.

Policia braziliane ka njoftuar se pas djegies së autobusëve dhe trenave, kanë arritur të arrestojnë 12 persona.

Grupet kriminale në këtë qytet përbëhen nga ish-policë, dhe janë kthyer në një prej kërcënimeve më të mëdha të sigurisë në këtë rajon.

Top Channel