Skandali i basteve në Itali vijon të mbetet një temë e nxehtë teksa janë disa futbollistë elitarë të përfshirë.
Fagioli, Tonali si dhe Zaniolo ishin emrat e parë të publikuar dhe që janë tashmë nën hetim nga ana e Prokurorisë së Torinos.
Ndërkohë, është gazetari Fabrizio Corona ai i cili paralajmëron se do të publikojë të tjerë emra futbollistësh që janë të përfshirë në skandalin e basteve, madje thekson se i ka edhe provat.
“Unë do të publikoj të tjerë emra dhe kam siguruar edhe prvat që duhen. Do ta publikoj listën para datës 15 nëntor, mund të them se janë të përfshirë 30% e futbollistëve në Serie A”, u shpreh Corona.
Kujtojmë se nga emrat e publikuar në parë, Fagioli i Juventus është pezulluar me shtatë muaj, ndërsa Tonali dhe Zaniolo ende nuk janë njohur me masat. Tonali është ai që rrezikon më shumë duke qenë se ka luajtur edhe ndeshje të Milanit në kohën kur ka qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa Zaniolo thekson se kurrë nuk ka vendosur baste për ndeshje futbolli./ Super Sport
Top Channel