Goditi me shishe trajnerin në ndeshjen ndaj Arsenalit, sulmuesi i Chelseat “justifikohet”: Nuk ishte me qëllim

24/10/2023 17:23

Sulmuesi i Chelseat, Cole Palmer ka kërkuar falje pasi aksidentalisht ka hedhur një shishe drejt trajnerit të tij Mauricio Pochettino gjatë barazimit 2-2 në ndeshjen kundrejt Arsenalit që u luajt disa ditë më parë.

20-vjeçari u zëvendësua pas 84 minutave lojë në “Stamford Bridge”, megjithëse ekipit të tij i dha një gol nga penalltia në minutën e 16-të të takimit.

Ky largim ka nervozuar futbollistin, i cili në momentin e largimit reagoi duke hedhur një shishe. Për fat të tij të keq shishja shkoi në drejtim të trajnerit Pochettino.

“Kur ata shënuan golin e dytë unë isha duke pirë ujë. Unë e hodha shishen anash siç bëjmë gjithmonë, nuk ishte me qëllim. Unë vetëm e pash teksa e goditi trajnerin. I kërkova falje pas ndeshjes, shpresoj që ai nuk do të më ul në bankë për shkak të asaj”, u shpreh anglezi.

“Blutë e Londrës” ishin drejt fitores me rezultatin 2-1 kur Palmer u largua nga fusha e blertë, por pak minuta më vonë ndeshja u barazua me golashënuesin Leandro Trossard.

Hopefully he won't drop me!' - Cole Palmer admits to throwing a bottle at Chelsea boss Mauricio Pochettino after Arsenal's late equaliser at Stamford Bridge | Goal.com South Africa

Top Channel