‘Skandaloze dhe e turpshme’/ Gazetari italian denoncon tjetër dëmtim të muralesit të legjendës së Milanit Franco Baresi
Londra është kthyer në qendrën e vëmendjes së futbollit botëror, teksa këtë të hënë, më 26 tetor, po zhvillohet ceremonia e Topit të Artë 2026, një prej eventeve më të rëndësishme të vitit në futboll.
Publikimi i renditjes ka nisur, me organizatorët që po zbulojnë emrat e futbollistëve të pozicionuar nga vendi i 30-të deri në atë të 11-in. Tashmë, vëmendja është përqendruar te dhjetë emrat e parë, mes të cilëve pritet të jetë edhe fituesi i çmimit prestigjioz.
Ceremonia pritet të sjellë momente të shumta emocioni, ndërsa tifozët dhe specialistët e futbollit presin të mësojnë se kush do të kurorëzohet si lojtari më i mirë i vitit.
Në mesin e emrave që përmenden si favoritë kryesorë për çmimin e madh janë Kylian Mbappé, Harry Kane dhe Lamine Yamal. Paraqitjet individuale, golat e shënuar dhe ndikimi i tyre në suksesin e skuadrave përkatëse janë ndër elementet që e bëjnë garën veçanërisht interesante.
Mbappé vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të futbollit botëror, ndërsa Kane dhe Yamal janë gjithashtu në qendër të diskutimeve për çmimin më prestigjioz individual.
Megjithatë, gjithçka do të marrë formë përfundimtare me publikimin e dhjetë vendeve të para dhe shpalljen e fituesit.
Ceremonia është planifikuar të nisë në orën 21:00, sipas orarit të publikuar, ndërsa pritet të zgjasë për disa orë, deri në përfundimin e ndarjes së çmimeve dhe shpalljen e fituesve.
Përveç Topit të Artë për meshkuj, në mbrëmjen gala do të ndahen edhe çmime të tjera për futbollin e meshkujve dhe të femrave, duke vënë në qendër të vëmendjes lojtarët që kanë spikatur gjatë vitit.
RENDIITJA LIVE:
11- Bellingham
12- Pau Cubarsi
13- Achraf Hakimi
14- Vitinha
15- Declan Rice
16- Ferran Torres
17- Vini Jr.
18- Marc Cucurella
19- Joao Neves
20- William Pacho
21- Gabriel Maghalaes
22- Lautaro Martinez
23- Nuno Mendes
24- Luis Diaz
25- Marquinhos
26- Dayot Upamecano
27- Bruno Fernandes
28- Julian Quinones
29- Sadio Mane
29- William Saliba
Top Channel