Aston Villa mendon për merkaton e janarit, “piketon” spanjollin e palumtur të PSG-ës

24/10/2023 09:08

Carlos Soler është i palumtur në Paris.

Mesfushori spanjoll, i cili shtatorin e vitit 2022 u transferua nga Valencia drejt PSG për 18 milionë euro po mendon seriozisht largimin nga skuadra parisiene.

Mediet franceze kanë raportuar se mesfushori është i pakënaqur me mënyrën se si është trajtuar, por edhe për sezonin e ri, ku edhe me ardhjen e trajnerit Luis Enrique, Carlos ka qëndruar më shumë në stol.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Aston Villa që e sheh spanjollin si një opsion shumë të mirë për merkaton e janarit, me klubin anglez që ka nisur nga puna për të konkretizuar këtë lëvizje.

Mediet franceze kanë bërë me dije se palët janë takuar dhe kanë biseduar rreth këtij projekti, ndërsa problem i vetëm qëndron te fakti se PSG pritet të refuzojë idenë e huazimit të thjeshtë, me Aston Villa-n që duhet të përgatisë një ofertë të mirë drejt Parisit.

Carlos Soler luajti titullar në ndeshjen ndaj Strasbourg ku u rezultoi vendimtar me një gol dhe një asist, ndërsa deri më tani me Paris Saint-Germain kanë luajtur 33 ndeshje me 4 gola vetëm në kampionat, ndërsa tani pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në janar. /Supersport

Top Channel