Papa Françesku zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden pasditen e së dielës.

Telefonata zgjati rreth 20 minuta, ndërsa në fokus të diskutimit ishte situata konfliktuale në botë dhe nevoja për të gjetur rrugë të reja për të rivendosur edhe njëherë paqen, njoftoi zyra e shtypit e selisë së shenjtë. Referuar njoftimit, mediat italiane, shkruajnë se Papa preku më së shumti luftën mes Izraelit dhe Hamasit ku kërkoi gjetjen e shtigjeve të reja për të rivendosur armëpushimin.

Kjo telefonatë erdhi pas deklaratës së bërë nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, i cili gjatë një interviste për NBC news paralajmëroi një rrezik të përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme  për shkak të Iranit dhe aleatëve të tij në rajon. Përshkallëzim që mund të përfshijë dhe shtetet e bashkuara, sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili tha se nga ana e SHBA do të merren  “veprimet e duhura” në përgjigje të çdo zgjerimi të konfliktit.

“Nëse ndonjë grup apo vend po përpiqet të zgjerojë këtë konflikt dhe të përfitojë prej tij, këshilla jonë është: mos e bëni këtë”, tha ai për ABC News, disa orë pasi Pentagoni njoftoi se do të rriste praninë e tij ushtarake në  këtë rajon.

“Ne kemi të drejtë të mbrohemi dhe nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprimet e duhura”, nënvizoi Austin. Si pasojë e sulmit të ndërmarrë dy javë më parë nga ana e militantëve të Hamasit kundër Izraelit kanë humbur jetën  më shumë se 1400 izraelitë dhe  mbi 4600 palestinezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA