Kaos në fluturime në disa aeroporte të Britanisë, raportohen vonesa dhe ndërprerje

21/09/2026 15:47

Të paktën katër aeroporte kryesore në Mbretërinë e Bashkuar janë prekur nga ndërprerje të fluturimeve, sipas të dhënave të platformës së gjurmimit FlightRadar24.

Problemet janë raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Belfastit në Irlandën e Veriut, Aeroportin Ndërkombëtar të Glasgow në Skoci, si dhe në aeroportet e Newcastle dhe Leeds Bradford në veri të Anglisë.

Ndërkohë, janë raportuar edhe vonesa në Aeroportin e Mançesterit dhe në Aeroportin e Qytetit të Londrës.

Sipas NATS, ofruesit britanik të shërbimeve të navigimit ajror, aeroportet në jug të Mançesterit janë kryesisht të paprekura nga ndërprerjet.

Top Channel