Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, Shtetet e Bashkuara nisin avionë dhe helikopterë për të siguruar rrugën tregtare 20/03 07:47
“Tetori Rozë” në Lushnje ka mbledhur në sheshin qëndror qindra gra në sensibilizimin e parandalimit të sëmundjes së kancerit të gjirit.
Ky aktivitet i drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik ka sjellë nëpërmjet mjekëve dhe eksperiencave të grave që ja kanë dalë të fitojnë mbi këtë sëmundje, nevojën e parandalimit dhe ekzaminimiit në kohë.
Mjekja Gjyljana Bali tha se parandalimi dhe ekzaminimi shpëtojnë jetë.
Aretie Muço dhe Vjollca Hamzai treguan eksperiencat e tyre kur janë ekzaminuar dhe si kanë luftuar me sëmundjen.
Në fund pjesëmarrëset vizituan një ekspozitë të nxënësve të shkollave me temën tetori rozë.
Top Channel