“Doktori” i Tiranës/ Petrit Dibra, ikona bardheblu mbush 70 vjeç

21/10/2023 20:51

Futbollist dhe doktor, duken si profesione sot shumë larg njëri tjetrit për impenjimin dhe përkushtimin që kërkon secili prej tyre për të patur një karrierë si duhet.

Në historinë e futbollit shqiptar vetëm një emër njihet që i ka bërë të dyja, një nga ikonat bardheblu si Petrit Dibra, futbollist i Tiranës dhe mjek gjinekolog dikur pranë maternitetit të kryeqytetit, që prej vitit 1992 në Madrid të Spanjës.

Pak ditë më parë ai mbushi 70 vjeç dhe një pjesë e brezave të ndryshëm qe ai arriti tek bardheblutë i organizuan një festë.

Dikur në fillimin e viteve ’90-të Dibra shoqëronte ekipin kombëtar në një humbje historike ndaj Spanjës në Spanjë 9-0, sot si i sheh ai kuqezinjtë triumfues.

Top Channel