Trafikoi në Shqipëri një makinë që e kishte marrë me qira në Kosovë, arrestohet 56-vjeçari

20/10/2023 10:08

Një 56-vjeçar është arrestuar pasi trafikoi drejt Shqipërisë një makinë që e kishte marrë me qira në Kosovë.

Policia lokalizoi vendndodhjen e automjetit tip “Volkswagen”, të cilën e kishte marrë me qira një javë më parë, si dhe vuri në pranga drejtuesin, me iniciale B. K., banues në Tiranë.

Gjithashtu, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kosovë, për një rast të trafikimit në vendin tonë, të një automjeti që ishte marrë me qira, një javë më parë, në Kosovë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal””, thuhet në njoftimin e policisë.

56-vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA