Enxhi Nasufi erdhi me personazhin e Belës të filmit “E bukura dhe Bisha’ këtë natë të tretë të “Dancing With The Stars”.

Në përgjithësi komentet e jurisë ishin pozitive për Enxhin, arriti të merrte 29 pikë nga juria, një pikë më pak se natën e kaluar.

Valbona: Ajo është një yll ashtu si Bela, me super interpretim, vetëm në fillim mu dukën të ngurta lëvizjet.

Lori: Ishte një vals korrekt.

Ilir: Ishte komplekse, veç valsit.

Olta: Pjesa tetarale ishte shumë e këndshme.

Për të gjithë ata që duan ta mbajnë në garë Enxhin, mund të votojnë në kodin VIP13.

Mund të votohet nga Shqipëria dhe Kosova duke dërguar me mesazh në numrat përkatësisht 56666 dhe 55099 kodin e konkurrentit tuaj të preferuar.

Dhe mos harroni, mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.

Gjithçka mund të ndryshojë në fund të kësaj mbrëmjeje, sepse pikëve të jurisë do t’u shtohen edhe votat e publikut, ndaj votoni për çiftin tuaj të preferuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA