Rinovimi me Milanin, Luka Modric i vendos dy kushte kryesore drejtorit Igli Tare 20/04 13:39
Në vitin 2004, Shqipëria regjistroi një nga fitoret më të bukura dhe domethënëse të historisë së saj teksa mposhti në impiantin “Qemal Stafa” me rezultatin 2-1, Greqinë Kampione të Europës në atë kohë.
Një nga golat e sfidës u shënua nga Ardian Aliaj që lëshoi një predhë nga një distancë e konsiderueshme në goditje dënimi duke bërë që të shpërthente në festë tifozeria kuqezi.
Një gol që mbahet mend edhe sot e kësaj dite, teksa në emisionin “Elite” në SuperSport, Bledi Shkëmbi thekson se Aliajn në atë periudhë e ka ndihmuar edhe topi i markës “Tramondi”.
Top Channel