Eksportet e mallrave u ulën sërish në shtator duke arritur vlerën 34 miliardë lekë apo 12.8% më pak se njëjta periudhë një vit më parë.

Edhe importet e mallrave pësuan ulje gjithashtu me 16.6% në vlerën e 73 miliardë lekëve.

Edhe gjatë këtij muaji një tkurrje të fortë ka pësuar grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike ndikuar kryesisht nga situate e çmimeve ndërkombëtare. Ndërsa grupi i dytë me tkurrjen më të fortë janë tekstilet dhe këpucët ku shkak kryesor është zhvlerësimi i euros, ndjekur nga materialet e ndërtimit dhe metalet.

E ndërsa sezoni i prodhimit të bollshëm të fruta-perimeve ka mbaruar, edhe grupi i produkteve ushqimore shqiptare që nga gushti ka filluar të ulet. Në shtator u tkurrën me 1.4%. Një alarm ky për bujqësinë, e cila nuk po jep as kontribut në rritjen ekonomike të vendit. Asnjë grup nuk pati rritje në shtator. Ndërkohë edhe tek importet, situata është e njëjtë, ndërsa kemi marrë më pak materiale ndërtimi dhe metale, më pak minerale, por edhe ushqime.

Sa i përket vendeve partnere në shtator Shqipëria dërgoi më pak eksporte drejt Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës, ndërsa dërgoi më shumë mallra drejt Kosovës, Greqisë dhe Kinës. Pikërisht lëndët djegëse dhe mineralet janë ato që kanë shkuar më së shumti drejt vendit aziatik. Ndërsa drejt Kosovës materialet e ndërtimit dhe metalet.

Në periudhën nëntëmujore eksportet e mallrave arritën vlerën 333 mld lekë, duke u ulur me -9,0 % krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 650 mld lekë, duke u ulur me -6,5 %.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA