Djegia e lokalit në Tiranë/ Shpallet në kërkim një 41-vjeçar, hodhën lëndë djegëse në tarracë

17/10/2023 10:23

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim për djegien e një lokali në Tiranë, ngjarje e ndodhur 5 ditë më parë.

R. P., është shpallur në kërkim pas kapjes dhe arrestimit të autorit, i cili ishte paguar 20 000 lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi, nga R. B., 24 vjeç, gjithashtu i shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Gjin Bue Shpata”. Sipas hetimeve, ka rezultuar se shtetasi E. P., në bashkëpunim me shtetasin K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi R. B. (i shpallur në kërkim).

Vijon puna për kapjen e shtetasve E. P. dhe R. B.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të djegies së qëllimshme të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2023, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA