Më shumë se tre muaj nga momenti kur BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në mesin e pakënaqësive për mos reagimin e saj në raport me uljen e tensioneve në veri, ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik të vendit ka nisur të ndihet sidomos përmes rënies së investimeve të huaja.

Tek këto të fundit, ka ndikuar edhe sulmi i 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, që shtoi ndjesinë e pasigurisë. Kryetari i Dhomës Ekonomike në Prishtinë, Lulëzim Rafuna thotë pasojat e ngjarjeve në veri po ndihen tek investimet e reja.

“Duhet që të dërgohen sa më shumë mesazhe që Kosova është një vend i sigurtë për të investuar. Qeveria duhet të marrë më shumë veprime në përditësimin e politikave fiskale”, u shpreh Lulëzim Rafuna.

Edhe eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj mendon se imazhi i Kosovës nga masat e BE-së dhe agresioni i 24 shtatorit, po bie.

“Bizneset e huaja po hezitojnë të vinë të investojnë në Kosovë nga situata e fundit në veri të vendit. Masat e vëna nga Bashkimi Europian, po e dëmtojnë Kosovën në çdo aspekt”, tha Mustafë Kadriaj.

Investimet e huaja direkte në tre mujorin e dytë të këtij viti kanë shënuar rënie me 12.5 për qind në Kosovë, duke arritur vlerën e 184.4 milionë eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA