Vota nuk i bën vetëm politikanët premtues, por edhe prokurorët.

Kjo ishte e dukshme në fushatën e 7 pretendentëve për qeverinë 11 anëtarëshe, ndryshe Këshilli i Lartë i Prokurorisë që vendimarrje në prag do ketë edhe një nga proceset më të monitoruara siç është përzgjedhja e 3 prokurorëve të tjerë të SPAK.

“Këta janë të pajisur me pasaporta shërbimi, pse mos të kenë dhe prokurorët  pasaportë shërbimi. Pse kur shkoj në areoport mos të hyjë dhe prokurori nga hyn gjyqtari?”- tha prokurori Vate Staka.

“Në themel të punës time, nëse do të zgjidhem, kontakti me secilin prej jush”- u shpreh prokurorja Edina Kurti.

“Çdo prokurori ti ofrohet strehim dhe kompensim shtesë ndaj shpenzimeve që ata kanë”- tha prokurorja Afërdita Ndoja.

Por çfarë duhet bërë për të garantuar një prokuror të pavarur nga çdokush, ashtu sikurse sygjeroi Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela? Një nga përfaqësueset e akuzës që garoi për në KLP, Elsa Miha, sygjeroi të garantohet dinjiteti.

“Nuk presim të ballafaqohemi me drafte ligjore ku penalizohet prokurori? A jemi ne problemi?”- tha Elsa Miha.

Megjithatë kjo pyetje e prokurores do ta kishte një përgjigjje të menjëhershme nëse akuza në rang vendi do të ishte më efikase për të hetuar më të njëjtën forcë të gjitha krimet. Të asaj natyre që kryeprokurori i SPAK i ka paralajmëruar si supriza.

Me shkak të hetimeve të forta prokurorja e fundit e marrë në mbrojtje është Doloreza Musabelliu, një tjetër që synon SPAK dhe vijon të ruhet nga shteti.

Tre anëtarët e votuar për KLP:

-Moisi Duda

-Vatë Staka

-Olger Eminaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA