Falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën me çmime të larta, në pranga dy persona

13/10/2023 11:17

Dy persona janë arrestuar në Tiranë për falsifikim të biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, duke i shitur me çmim shumë të lartë.

Konkretisht të arrestuar janë A. O. dhe S. A., të dy banues në Tiranë.

Sipas hetimeve, ka rezultuar  se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i kanë shitur ato me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA