Kuvendi, nisi me dabate për rezolutën e Kosovës, Salianji: Zbatoni rregulloren, nuk mund ta mbani peng Kuvendin

12/10/2023 10:47

Kanë nisur me debate punimet e seancës plenare të kësaj të enjte, ku ligjvënësit shqiptarë pritet të votojnë për një rezolutë të përbashkët që dënon sulmet terroriste serbe në Veri të Kosovës dhe kërkon një hetim ndërkombëtar për rastin ndaj Serbisë.

Deputeti Kreshnik Çollaku nënvijëzoi se janë disa pika që nuk duhet të ishin pjesë e rezolutës.

Ndërsa Rama zbriti shkallët për të marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, një incident  është shënuar me protagonist Ervin Salianjin.

Deputeti demokrat ka bllokuar foltoren gjatë interpelancës, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, duke mos lejuar kryeministrin të flasë.

Aty ka ndërhyrë kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, e cila i ka kërkuar Salianjit të mos bëjë pis këtë takim historik, dhe të ulet në vendin e tij.

Nikolla: Zoti Salianji je në kundërshtim me rregulloren.

Salianji: Nuk mund të mbani peng Kuvendin.

Nikolla: As ju nuk mund ta merrni peng. Është interpelancë. Përfundoi fjalën zoti Çollaku, tani e ka fjalën kryeministri.

“Zoti Salianj uluni, mos e bëni pis këtë seancë. Zoti Salianji ju tërheq vëmendjen ju lutem uluni në vendin tuaj”- vijoi Nikolla, ndërsa në fund ftoi kryeministrin Rama të merrte fjalën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA