Pritet dyndje shqiptarësh, Zvicër-Kosovë në stadiumin me 38 mijë tifozë

04/10/2023 13:06

Kosova rikthehet në fushë gjatë muajit tetor, me dy përballjet e eliminatoreve të Euro 2024: kundër Andorrës në transfertë (12) dhe Izraelit në “Fadil Vokrri” (15).

Dardanët kanë zhgënjyer me performancat e tyre në grupin I, aty ku renditën në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 takime.

Kosova i mbyll eliminatoret me përballjet e muajit nëntor. Ndaj Zvicrës jashtë fushe dhe me Bjellorusinë në Prishtinë.

Dueli emocionues kundër kombëtares helvete do të zhvillohet në qytetin e Baselit (18 nëntor) sipas njoftimit të FFK-së (Federata e Futbollit të Kosovës).

Saktësisht në stadiumin “St Jakob-Park”, që ka një kapacitet prej 38.512 tifozësh. Aty ku skuadra e Primoz Glihas do të mbështetet nga shumë shqiptarë.

Ndeshja Zvicër-Kosovë, është programuar të zhvillohet në datën 18 nëntor, duke nisur prej orës 20:45. Shitja e biletave do të fillojë prej datës 20 tetor./ SuperSport

Top Channel