Periudha e vjeshtës njihet si periudhë virozash, por a ju ka ndodhur që t’ju zgjasin deri në katër javë?
Sipas mjekëve, virozat e kësaj periudhe e kanë ciklin e tyre deri në dy javë dhe nëse gjendja shkon përtej këtij afati, ky mund të jetë një tregues se diçka tjetër nuk po shkon me shëndetin tuaj.
Këtë e shpjegoi sot mjekja stomatologe Albina Shehu, e ftuar në programin “Në shtëpinë tonë”. Duke folur për rëndësinë e higjienës së furçës së dhëmbëve, stomatologia këshilloi që të gjithë ata pacientë që kanë kaluar një virozë, duhet të ndërrojnë furçën, pavarësisht se sa kohë kanë që e përdorin. Stomatologia Shehu shpjegoi se furça bëhet mbartëse e mikrobeve dhe duke vazhduar ta përdorim, në gojën tonë krijohet një mjedis që favorizon zhvillimin e tyre, e për rrjedhojë gjendja e virozës do të zgjatet.
Siç mund ta kuptojmë, një higjienë e duhur orale, nuk ndikon vetëm në shëndetin e dhëmbëve, por në gjithë organizmin tonë.
Top Channel