“Je prototipi i lojtarit që urrej”, si Luis Enrique e largoi nga PSG

04/10/2023 13:56

Luis Enrique ka kryer një “revolucion” te PSG, duke larguar nga skuadra futbollistët që nuk dëshironte.

Madje ndonjë prej tyre edhe e urrente. Emra si Neymar apo Marco Verratti e mbyllën me kampionët e Francës pas uljes së spanjollit në stol.

Pikërisht mesfushori italian, i cili është transferuar në Katar tek Al-Arabi pas dhjetë sezoneve të kaluara në “Parc des Princes”.

Le Parisien zbulon një prapaskenë interesante nga takimi mes Verrattit dhe trajnerit. Që ndodhi në prani të drejtorit sportiv Luis Campos.

Je prototipi i futbollistit që urrej”, i është drejtuar Luis Enrique lojtarit italian. Disa ditë më vonë erdhi transferimi i 30-vjeçarit në Katar.

Ndërkohë që trajneri u kërkoi drejtuesve edhe shitjen e brazilianit Neymar. Të cilin nuk e kishte në planet e së ardhmes.

Top Channel