Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar ish nënkryetari i “Listës Serbe” Milan Radojçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.
Mediat serbe shkruajnë se Milan Radojçiç, organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, është ndaluar për 48 orë.
“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radojçiçit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë Ministria e Brendshme e Serbisë, sipas mediave të Kosovës.
Radojçiç ka marrë përsipër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë polici, Afrim Bunjaku dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi. Kosova ndërkohë, ende nuk ka paraqitur një kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij.
Top Channel