Përgjegjës për çarjen e tubit të gazit në pikën e karburantit, në pranga administratori, menaxheri dhe një punonjës

01/10/2023 11:08

Tre persona kanë rënë në pranga si përgjegjës për ngjarjen e djeshme në një karburant në Tiranë, ku një tub gazi i çarë, rrezikoi jetën e shumë personave.

Si pasojë kanë rënë në pranga administratori i subjektit, 58-vjeçari A. Ç., menaxheri i karburantit, 38-vjeçari Xh. R., dhe një shofer, 54-vjeçari M. H., të tre banues në Tiranë.

Ditën e djeshme, shoferi duke parkuar automjetin autocisternë, në karburantin në rrugën “Sadik Petrela”, ka dëmtuar një tub duke shkaktuar rrjedhje gazi. Subjekti i menaxhuar nga 38-vjeçari, ishte i palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ndërsa administratori i karburantit ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Tre punonjësit shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ndërsa sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel