Çahet tubi i gazit në një karburant në Tiranë, evakuohen banorët në zonë! Bllokohet rruga e urës së Shkozës

30/09/2023 12:07

Rrjedhja e gazit nga një karburant pranë rrethit të shkozës në kryeqytet alarmoi banorët dhe shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses.

Incidenti ndodhi rreth orës  11:30 kur karburanti po furnizohej me gaz nga një  autobot kur saraçineska e fundit pësoi avari dhe gazi rrodhi në ambient duke njoftuar policinë dhe ambulancën.

E kemi mbajtur gazin nën kontroll me ftohje me ujë sepse vetëm kështu mund të veprohet që të mos krijojë eksplozion. Uji është hedhur në mënyrë polverizuese pasi gazi lidhet me ujin behet i rënde dhe bije në tokë.“-shprehet Niko Nako, komandant i stacionit “Kinostudio.

Për arsye sigurie policia evakuoi banorët e zonës si dhe bllokoi rrugën si për mjetet ashtu edhe për këmbësorët

“Policia e shtetit ka nisur hetimet së bashku me zjarrfikëset dhe inspektoratin shtetëror industrial. Stacionet e karburantit në zonat e banuara kërkojnë kushte specifike do të shqyrtohet se si ka funksionuar ky karburant dokumentacionin, kushtet si dhe kolaudimi qoftë i  stacionit të karburantit ashtu edhe i autobotit.”

Me kamerën tonë ne konstatuam se karburantin në rrugën “Sadik Petrela” e ndante veç një mur nga banesat dhe në krahun e djathte të tij funksiononte një kopsht privat fëmijësh.

Top Channel