Prodhuesit tradicionalë italianë të makinave sportive kanë prezantuar së fundmi modeli e ri Ferrari, Roma Spider, që vjen i ngjashëm me modelin e mrekullueshëm pararendës Roma, por me një makijazh më të kushtueshëm.
Kur çatia e saj paloset, automjeti sportiv është si çdo Ferrari tjetër, i zhurmshëm, i shpejtë, emocionues, dhe elegant.
Por Roma Spider duket se zëvendëson modelin Portofino M, ashtu si Portofino M zëvendësoi pararendësin e saj California T.
Çmimi i saj është $230 000, rreth 50 000 dollarë më e shtrenjtë se Roma.
Dy modelet kanë spektër të njëjtë mekanik dhe kroskot të ngjashëm.
Motori është me madhësi 3.9-litra, turbo, valvula V8 që japin 620 kuaj fuqi nga prapa makinës.
Mjeti ka një buton të tipit F1 që e kthen timonin në modalitet Sport, nëme se zgjedhim opsionin e amortizimin për “rrugë me gunga” duhet të mbahemi fort.
Makina ka shpejtësi të madhe dhe shumë nuk e ndjejnë lëvizjen prej butësisë dhe fuqisë së motorit.
Aspektet e Formula1 në shumë tipare të makinës, shtojnë kapjen e saj pas asfaltit duke e bërë më të sigurtë avancimin me tetë marshet e shpejtësisë.
Tavani kabriolet është ndërtuar me pesë shtresa lëkure që eliminojnë zhurmat dhe përshtaten me veshjen e brendshme të sediljeve.
Top Channel