Senator demokrat i SHBA, Bob Menendez ndalohet për rryshfet në favor të Egjiptit (fotot)

22/09/2023 17:10

Senatori demokrati New Jersey, Robert Menendez është përballur sot me akuza penale pranimi rryshfeti në qindra mijëra dollarë, njoftonte Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Prokurorët thanë se Menendez dhe bashkëshortja e tij Nadine, kanë pranuar shufra floriri dhe para nga të paktën tre biznesmenë të New Jersey.

Akuzat shtonin gjithashtu se senatori dhe gruaja e tij kishin pranuar para në “mbështetje të qeverisë së Egjiptit”, pas një hetimi një-vjeçar sipas autoriteteve.

Dyshja përballet tashmë me tre akuza kriminale: bashkëpunim në marrje rryshfeti, bashkëpunim për mashtrim me ndershmërinë e shërbimeve publike, dhe bashkëpunim për zhvatje në mbulimin e të drejtës zyrtare, shkruanin prokurorët e shtetit të New Jersey.

Ata shtonin se Menendez kishin marrë pagesa korrupsioni si para të thata, flori dhe një automjet luksoz nga tre persona në New Jersey: Wael Hana, Jose Uribe e Fred Daibes.

Kjo bëhej në këmbim të influencës së Menendez për të mbrojtur tre biznesmenët ne marrëveshjet e tyre, “nga çka përfitonte republika Arabe e Egjiptit”, thuhet në padi.

Kontrolli në shtëpinë e Menendez zbuloi prova të marrëveshjeve të rryshfetit, duke përfshirë një pagesë $480,000 në para të thata, shumica e të cilave sipas tyre “ishte futur në zarfe të veshjeve nëpër veshje, sirtarë dhe një kasafortë”.

Ndërsa në automjetin luksoz që ishte paguar nga zoti Uribe agjentët gjetën shufra floriri në vlerë rreth $100,000, pamje të të cilave përfshiheshin në padi.

69 vjeçari  Menendez, drejton Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan dhe ishte zgjedhur për një mandat të tretë në 2018.

Në padi thuhet se bashkëshortja e Menendez, Nadine punonte me një nga tre biznesmenët në fjalë nga New Jersey, me zotin Hana, i cili e kishte prezantuar senatorin me zyrtarë të ushtrisë e inteligjencës së Egjiptit, të cilët kishin shkëmbyer mesazhe të shumta me të.

Hana e Menendez kishin rënë dakord që senatori të influenconte që qeveria egjiptiane të përfitonte nga shitje armatimesh apo me financime të ushtrive të huaja nga SHBA, mes të tjerave.

Senatori është në Kongres prej vitit 2006, dhe akuza të ngjashme ishin ngritur ndaj tij edhe në 2015 shkruan BBC, por të cilave i shpëtoi momentin e fundit.

Lajmi është ende në zhvillim dhe të tjera detaje priten të publikohen.

Senatori demokrati New Jersey, Robert Menendez wshtw pwrbalur sot me akuza penale pranimi rryshfeti nw qindra miwjra dollarw, njotonte Departamenti amerikan i Drejtwsisw.

Prokurorwt thanw se Menendez deh bashkwshportja e tij Nadine, kanw pranuar shufra floriri dhe para nag tw paktwn tre biznesmenw tw New Jersey.

Akuzat shtonin gjithashtu se senatori dhe gruaja e tij kishin pranuar para nw”mbwshtetje tw qeverisw sw Egjiptit”, pas njw hetimi njw-vjecar sipas autoriteteve.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA