Asgjësohen nëpërmjet djegies 350 bimë kanabis të gjetura të kultivuara në tre sipërfaqe toke në fshatin Zheje të Kurbinit.
Në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve P. K, si dhe identifikohet dhe shpallet në kërkim autori tjetër P. K.,( nipi i të arrestuarit).
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin A. T., me detyrë kryetari i fshatit Zheje, njëkohësisht inspektor i pyjeve të kësaj zone.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel